Markoviç: Të zgjidhim “kufirin” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, ka garantuar mbështetjen e vendit të tij, për të zgjidhur çështjen e Demarkacionit. Pas takimit me kryeministrin Haradinaj Markoviç është pritur edhe nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.



Kryeparlamentari theksoi nevojën e ratifikimit të marrëveshjes se kufirit me qellim qe me pas dy vendet të punojnë për forcimin e raporteve ekonomike e integrimet eurotalantike. Markoviç pritet të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi.



Gjatë bisedës me kryeministrin Haradinaj të mërkurën, Markoviç theksoi se parlamenti i vendit të tij e ka përfunduar ratifikimin e Demarkacionit, por si fqinj i mirë, Mali i Zi dëshiron të ndihmojë Kosovën në këtë proces.



Shefi i qeverise malazeze e beri te qarte se zgjidhja e problemit te kufirit mes dy vendeve i shërben Kosovës ne procesin e saj drejt integrimit.