http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç ishte paralajmëruar, mesditën e se enjtes, Presidenti Ilir Meta vijoi konsultimet ne zyrën e tij, lidhur me kërkesën e mbërritur nga Ministria e Jashtme per autorizimin mbi plotfuqishmërinë per nisjen e negociatave me Greqinë per marrëveshjen e detit.
Nje dite me pare Meta ishte takuar me Bujar Nishanin dhe Bamir Topin, ndërsa i pari qe mbërrit ne mesdite ne Presidencë ishte Alfred Moisiu.
Pas 45 minutash takim, Presidenti Meta përcolli paraardhësin e tij, per te pritur nje tjetër ish-President, Rexhep Meidanin.
Afërsisht 45 minuta zgjati dhe takimi me Meidanin, i cili ashtu si Moisiu u largua pa komentuar ate se cfare ishte diskutuar. I fundit ne serine e takimeve ishte ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ndryshe nga dy ish-presidentet e tjerë, Berisha është personi qe ka me shume dijeni mbi marrëveshjen e detit, pasi ne 2009 ai shmangu institucionin ku hyri sot. Veprim ky qe ishte dhe një nga motivet kryesore qe gjykata kushtetuese e rrezoi atë marrëveshje.
Burime nga presidenca pohuan për Vizion Plus e konsultat do të vijojnë me eksperte të fushës.