Ora News - Shikoni si grabiten banesat dhe lokalet në Durrës

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të cilët vidhnin banesa dhe lokale. Në dy operacione të ndryshme "Home"dhe"Bar" u vunë në pranga Amarildo Vezi 27 vjeç dhe Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.

"Nga puna hetimore dokumentohen 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm", sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një thikë, kaçavida, doreza, pinca dhe kapuçë.

Amarildo Vezi 27 vjeç, i cili u kap kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni i një apartamenti.

Ndërsa Edmond Piraniqi 39 vjeç u kap duke vjedhur një lokak në lagjen Nr.8 Durrës.

Vjedhjet qe dyshohet se janë kryer nga Amarildo Vezi

1. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.7 , Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.D.

2. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.U.

3. Më datë 08.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A.S.

4. Më datë 14.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M.J.

Vjedhjet qe dyshohet se janë kryer nga Edmond Piraniqi

1. Më datë 30.09.2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se ka vjedhur një lokal të menaxhuar nga shtetësia E.H.

2.Më datë 03.02.2018, në lagjen Nr.11 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit I.R.

3. Më datë 08.02.2018,në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetsit F.V.

4. Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.T.

5. Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S.B.

Në cilësinë e provës materiale I?u gjet dhe sekuestrua një thikë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

?" Vjedhja" në ngarkim të shtetasit Amarildo Vezi parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

? " Vjedhja" dhe?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta? në ngarkim të shtetasit Edmond Piraniqi parashikuar në nenet 134/2 dhe 279 të Kodit Penal.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/shikoni-si-vidhen-banesat-dhe-dyqanet-ne-durres