Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dendura të shiut të kësaj javë rikthyen vëmendjen tek argjinatura e Mifolit në Vlorë.
Vërshimet e Vjosës në fillim të dhjetorit dhe shkurtit i kanë krijuar dëmtime argjinaturës duke vënë në alarm autoritetet vendore.
Në zonë u hodhën kamione me inerte, pasi siç thotë se Prefekti Flamur Mamaj dëmtimi i argjinaturës do të thotë përmbytje në Vlorë.
Flamur Mamaj: "Presim që të ulet niveli për të bërë realizimit përfundimtar të mbushjes me gurë. Është impenjuar i gjithë shteti për të realizuar me sukses këtë aksion."
Prurjet e Vjosës mbeten të larta në Urën e Mifolit, por pa rrezik që të dalë nga shtrati në Fier e Vlorë.
Flamur Mamaj: "Lumi Vjosë nuk e rrezikon daljen nga shtrati."
Reshjet vunë nën ujë mbi 2000 hektarë tokë në Fier e Lushnje, duke dëmtuar prodhimet bujqësore, ku banorët thonë se shkak u bënë kanalet kulluese.
Banore: "Edhe më parë ka bërë dimër por nuk ka pasur përmbytje si tani."
Problematika me disa kanale pranohet edhe nga nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi i cili premton ndërhyrje menjëherë pas largimit të ujrave
Gentian Nushi: "Po pastrohet të territorin e Bashkisë Lushnje rreth 70-75% e kanaleve kulluese. Gjithë difektet që na kanë ndodhur janë pikërisht tek ato 25% të fshatrave që kanë ngelur pa u pastruar disa kanale."
Monitorimi i situatës në terren tregoi se argjinaturat në Fier e Lushnje nuk kanë dëmtime, ndërsa hidrovorët po punojnë për evadimin e ujrave drejt detit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perforcohet-argjinatura-e-mifolit-te-shmangur-rrezikun-ne-vlore