Ora News - Kotzias: Kemi kërkuar të hiqet fjala “Çamëri” nga tekstet shkollore shqiptare

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Greqia ka kërkuar të mos përmendet emri ?Çamëri? në tekstet shkollore shqiptare. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një letër përgjigje drejtuar deputetit Haris Theoharis.

Duke iu referuar takimit të fundit të komisionit dypalësh për rishikimin e teksteve shkollore, zhvilluar më 18 janar 2018, dhe i cituar nga portali militaire.gr, ministri i Jashtëm grek shkruan:

?Pala greke insistoi në heqjen e kapitullit ?Treva shqiptare në Greqi?, që është i papranueshëm dhe ofendues. Ka kërkuar gjithashtu heqjen e referimeve dhe hartave ku zona gjeografike greke paraqiten si ?Çamëri? dhe të cilat për fat të keq dëshmojnë se shteti shqiptar mbetet i mbërthyer në koncepte anakronike nacionaliste, të cilat në radhë të parë i bëjnë dëm vetë Shqipërisë".

Ministri i jashtëm grek shton se i njëjti problem është edhe me Maqedoninë.

?Përmbajtja e teksteve shkollore të FYROM është në shumë vende, problematik dhe kjo ka të bëjë edhe me vetë vendin, për rolin dhe veprimtarinë e elementit shqiptar në rajon gjatë luftës së dytë botërore. Vendi ynë i ka propozuar FYROM krijimin e një komisioni të përbashkët, propozim që është pranuar?, nënvizon Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek iu përgjigj me këtë letër kërkesës për interpelancë që kishte paraqitur deputeti i pavarur Haris Theoharis.

Në argumentimin e kërkesës, parlamentari grek nënvizonte që ?me gjithë marrëveshjet ndërshtetërore, tekstet shkollore shqiptare e paraqesin Çamërinë të shtrihet gjeografikisht nga Teba deri në Prevezë. Ndërkaq, ministria greke e arsimit i ka bërë ndryshimet në tekstet shkollore greke. Megjithëse kanë kaluar tre muaj, pala shqiptare nuk ka dërguar ?ashtu siç ishte angazhuar- tekstet e reja me ndryshimet e nevojshme".

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kotzias-kemi-kerkuar-te-hiqet-fjala-cameri-nga-tekstet-shkollore-shqiptare