Imami: Dy skena të reja për Teatrin janë lajm i mirë, nëse shtojnë dhe buxhetin...

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga shumica e artistëve të Teatrit Kombëtar që kanë qenë tejet të tensionuar përgjatë këtyre ditëve, aktori Artan Imami është më gjakftohtë.

Nga takimi me Kumbaron ai ka dalë optimist dhe thotë se Ministrja ka garantuar se nuk do të ketë zhvendosje të trupës tek Turbina dhe as nuk do të ndërtohet godinë tjetër në truallin e Teatrit Kombëtar që nuk ka lidhje me këtë fundit.

Artan Imami: Problemi i parë që na ka shqetësuar është zhvendosja e trupës së Teatrit Kombëtar tek Turbina. Teatri Kombëtar ndodhet në kushte të turpshme, të rrezikshme, skandaloze. Mua më vjen turp kur vinë trupa nga jashtë për infrastrukturën profesionale të teatrit dhe infrastrukturën sanitare, është gjendje e turpshme. Ministrja publikisht thotë nuk do të ketë zhvendosje të trupës së Teatrit Kombëtar nga godina ekzistuese që i shtohen dy skena të reja së bashku me sallat në një godinë të re që është investuar dhe duhet të presim kur të mbarojë në i plotëson kushtet për të performuar. Por është një lajm shumë i mirë sepse shtohen dy skena dhe në momentin kur të vendoset të prishet Teatri Kombëtar dhe në atë truall nuk do të ndërtohet ndonjë pallat, e ka thënë Ministrja. Tani ngrihen 100 nga këta dhe më thonë mua jo po aty do të ngrihen pallate.Ti do ta bësh teatrin atje tek kati i pestë ktheu majtas.

Po cila është garancia për këtë?

Imami: Në truallin ku ndodhet sot godina e Teatrit Kombëtar do të ngrihet një godinë e re e cila do të përmbushë kushtet optimale. Duke ditur dhe ambicien e Kryeministrit që do të bëjë gjëra të mëdha jam i bindur se që në momentin që hoqi dorë nga aventura e para 20 viteve për ta inkorporuar teatrin së bashku me ndonjë qendër që nuk do të ishte teatër, në këtë moment që ka arritur në këtë pikë sigurisht që do ta mbajë fjalën dhe nuk do të katandisemi të jemi më keq se fqinjët tanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/imami-dy-skena-te-reja-teatrin-jane-lajm-i-mire-nese-shtojne-dhe-buxhetin