Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkimi Europian po sheh rezultate konkrete të përpjekjeve të policisë së shtetit por gjithashtu evidenton si çështje urgjente kapjen dhe dënimet për anëtarët më të rëndësishëm të grupeve kriminale të cilët merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Në një takim gjatë nisjes së misionit PAMECA V, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, tha se duhet një luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar.
Vlahutin: Në 2017 kemi parë një rënie drastike të kultivimit të kanabisit. Kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier e Lezhë. Ne po shohim më në fund, më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ftoi misionin PAMECA që të vijojë ndihmën në zbatimin e ligjit të vettingut në polici.
Xhafaj: Shpresoj që PAMECA do të vazhdojë të japë kontributin e saj në këtë proces, duke asistuar organet e vettingut edhe në zbatimin në mënyrë korrekte të ligjit përmes monitorimit të standarteve të vendosura në funksion të garantimit të cilësisë, pavarësisë dhe besueshmërisë së këtij procesi për punonjësit e policisë së shtetit por edhe më gjerë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pameca-v-ne-tirane-xhafaj-ndihme-policine-vlahutin-pergezon-aksionet