Nis zbatimi i PAMECA V:Asistencë për Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë

2018-05-11 0

Nis zbatimi i programit PAMECA V, i Misionit të Bashkimit Europian, dedikuar ndihmës dhe asistencës për Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë. Në ceremoninë e zhvilluar, i pranishëm ka qenë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit, si dhe ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian, që mbështesin projektin.
Në fjalën e tij, ministri Xhafaj vlerësoi rolin e rëndësishëm që PAMECA ka luajtur me asistencën e saj në hartimin e Dokumentit Politik të Prioriteteve të Ministrisë së Brendshme.