Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka vijuar mesazhet për vartësit. Në vijim të analizave në prokuroritë kryesore në vend, kreu i akuzës ishte në Prokurorinë e Krimeve të rënda ku edhe njëhere u kërkoi prokurorëve te pershpejtojne hetimet si dhe të rrisin bashkëpunimin me organet e tjera ligjzbatuese në vend.
Kryeprokurorja Arta Marku mori pjesë në analizën vjetore të prokurorisë së Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda, duke përcjellë edhe disa mesazhe për vartësit.
Ajo tha se për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë.
Arta Marku është shprehur se nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Arta Marku: Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë.
Sipas drejtueses së prokurorisë, pavarësia mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale, por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryeprokurorja-marku-te-pershpejtohen-hetimet-ne-ceshtjet-e-krimeve-te-renda