http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rritjes së tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë, presidenti Rexhep tajip Erdogan i ben thirrje Athinës të mos krijojë telashe.
?Fatkeqësisht Greqia krijoji sërish shqetësime në Karadak. Anija greke goditi anijen turke.që në fillim i kemi paralajmëruar që të mos krijojnë telashe. ne I kërkojmë që gjithccka ndodhi ta lënë në det. Ushtari ynë po bënte detyrën e tij.?
Një ditë më parë, mediat raportuan se rojet bregdetare greke u përplasën nga një anije turke, e cila po bënte ?manovra të rrezikshme?, në ishujt Imia në Egje, për të cilët Ankaraja kembengul që është pjesë e territorit të saj. Në përpjekje për të zbutur tensionin, kryeministri Alexis Tsipras bisedoi mbrëmjen e së martës me homologun e tij turk Binali Yildirim. Ky I fundit mohoi se incidenti në Imia ishte i qëllimshëm. Ndërsa kryeministri grek Cipras, tha se veprimet e Turqisë janë shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe se dëmtojne marrëdhëniet mes dy vendeve.