http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të marrë dritën jeshile të çeljeve të negociatave për anëtarësim, përveç luftës kundër krimit e korrupsionit, Shqipërisë i është lërë detyrë për të pasur një administratë civile korrekte e të pavarur.
Edhe pse refroma në administratën civile, vlerësohet pozitive nga institucionet e BE-së, për ambasadoren Romana Vlahutin, Shërbimi Civil mbetet prioritet që duhet adresuar.
?Një administratë e mire dhe institucione të pavarura, janë shtylla kurrizore e çdo shteti funksional. Ju do të studioni për të investuar në vendin, i cilin unë shpresoj se po afrohet një momenti të rëndësishëm në udhën drejt Bashkimit Europian. Ju sigurisht jeni pjesë e Europës, por BE është një familje kombesh që ndajnë të njëjtat standarde dhe për këtë ne po përpiqemi të investojmë, njohjen e standartevez, zbatimin e tyre. Ne jemi shërbim civil, jo politikanë. Shërbim civil do të thotë se ju i shërbeni popullit. Ju duhet të jeni të pavarur, të jeni të nxënë dhe të jepni sa më shumë të mundeni qytetarët e vendit tuaj, që të keni një jetë më të mirë?
Për Zv/kryeministren Mesi, qeveria shqiptare është përqendruar në reformat, të cilat do ta afrojnë vendim ne BE-në.
Nga projekti i BE-se ?Skema e Bursave për Nëpunësit e Rinj Civilë? 15 nëpunës civilë të administratës publike qendrore do të jenë pjesë e një programi 4-mujor trajnimi në Francë, Luksemburg dhe Bruksel.