Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inva Mula dhe Vikena Kamenica janë bashkë në koncertin e nesërm në Pallatin e Kongreseve "Viena pëshëndet Tiranën". Ora News ka përfituar t'i pyes artistet për situatën ku ndodhen kolegët e tyre të artit skenik të hedhur në protestë.
Të dyja artistet kanë një përvojë me skenat e huaja, Mula sidomos e cila është në gjendje të bëjë një krahasim me rastin shqiptar jo vetëm të infrastrukturës por edhe të statusit të artistit.
Inva Mula: "Unë e kam thënë gjithmonë që ne nuk meritojmë që të mos kemi salla, ne nuk kemi arena. Ne kemi gjithë këtë armatë, unë e ndjej në çdo moment këtë vit që po jetoj në Shqipëri, e ndjej që Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, prodhohen pafund dhe ne nuk kemi skena, nuk kemi teatro.
Unë kam një vajzë të vogël, nuk di ku ta çoj, ta marrë për dore ta çoj çdo javë ashtu siç ndohdh në vendet e tjera në Paris, në Londër, Vienë dhe ta çosh në një kalendar, teatër. Dhe një teatër kukullash që kemi është i mirë por jo në nivelin që duhet të kishte.
Po them teatër kukullash, i vetmi teatër që ka ngelur. Nuk ka teatër në Shqipëri. Është akademia, keni shkuar ndonjëherë? Nuk ulesh dot, është e rrjepur, është e turpshme që në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet në këto kushte për një artist dhe për një spektator që vjen të shijojë një spektakël.
Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në Pallatin e Kongreseve? Pallati i Kongreseve është për mbledhje. Në Pallatin e Kongreseve ne tani duhet të shtojmë, duhet ta kamuflojmë, duhet të krijojmë ambientin për të bërë një spektakël."
Bëhet opera 'Karmen' në Pallatin e Kongreseve, një vepër e shkëlqyer. Pyeteni Vikenën çfarë ka hequr për të bërë një shfaqje, ka dalë me bronkopneumoni. E kuptoni, artistët shqiptarë jetojnë dhe punojnë në kushte që nuk e meritojnë. Ky vend nuk e meriton, ky vend duhet ta fillojë nga kultura sepse është e vetmja pasqyrë e bukur e pastër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/revoltohet-inva-mula-sallat-e-koncerteve-nje-turp