Fermerëve të Korçës që ankohen se nuk kane treg për të shitur patatet të cilat po u kalben, kryeministri u kërkon të heqin dorë nga prodhimi i kësaj kulture. Sipas tij qeveria do të mbështesë me skemat e saj për bujqësinë vetëm ato kultura që rezultojnë të përshtatshme për zonën ku mblidhen.
"S?ja ka fajin qeveria. Hiqni dorë sa jeni në kohë. Ju mund të doni të mbillni patate apo banane ato në Alpe. Po ne do mbështesim vetëm kulturat e duhura për zonën".
Kryeministri së bashku me ministrin Peleshi ishin në Universitetin Bujqësor ku ka nisur një bashkëpunim për të përfshirë studentet e masterit shkencor në fushatën për informimin për skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve. Fermerët mund të përfitojnë si nga fondi i qeverise ashtu dhe fondet e BE për bujqësinë, por për të përfituar nga këto të fundit fermerët duhet të aplikojnë me një projekt të shkruar për të cilat kërkohet ndihma e studenteve.
"Në vend se të rrini në kafe shikoje ketë si një mundësi fitimi".
Ministri i Bujqësisë mendon se sektori i bujqësisë nuk kërkon vetëm aftësi por dhe dashuri.
?Ndaj zgjodhëm 14 Shkurtin se bujqësia kërkon dhe dashuri...?