14 shkurti i gjen bashkë ëdhe pas 72 viteve martesë ,të lumtur si ditën parë të martësës, në vitin 1946, çifti Sulltane dhe Shaban Gugashi nga qyteti i Durrësit edhe këtë vit presin ditën e të dashuruarve së bashkë
Ata mund të cilësohen si rekord në Shqipëri, ndërsa edhe në botë çiftet me këtë jetëgjatësi martese janë të rrallë. Ata kanë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë, ndërsa vite më vonë familja e tyre është shtuar me 8 nipër e 11 stërnipër.
Për Report TV Sulltane Gugashi që mban mbi supe 89 vite jetë dhe Shaban Gugashi, sot 99 vjeç, rrëfejnë çastet e bukura që nga lidhja e tyre e deri më sot, kur dashurisë së tyre u janë shtuar edhe brezat.
"Në '46 edhe u martume, mua atehërë më pat vdes edhe baba, vetëm në të dy ishim në shtëpi, u bëmë edhe me katër fëmijë të tjerë, edhe jetuam. Unë mekanik kam qënë, kam punu në fabrikë të makaronave 20 e sa vjet atje".
Keni 4 fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe keni stërnipër e stërmbesa që bëhen në total 23 persona , si ndihesh sot me një ushtri të tërë njërëzish?
Kënaqësi e madhe, a ka kënaqësi më të madhe se ajo.
Martësa ime, çdo gjë të bukur të mirë,të lezeçme, me kënaqësi të madhe.