Debati i lindur për vonesën prej disa ditësh në hedhjen e pagave për pedagogët, ka nxitur kryeministrin të thërrasë përfaqësuesit e senatit të Universitetit të Tiranës në godinën e Kryeministrisë.
Si Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindit Nikolla hodhën poshtë lajmet se pagat u vonuan për shkak të mos nxjerrjes së akteve ligjore për ligjin e arsimit të lartë.
"Vonesa e pagave është një shembull shumë i qarte i faktit se reforma është sfidë edhe për ne qe e kemi udhëhequr. Ka pasur një debat midis Ministrisë së Financave dhe asaj të Arsimit për shkak të grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit thotë së granti është i trashëguar".
Drejtuesit dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës folën në takim për probleme të brendshme, por kryeministri tha prerë se qeveria s'ka ndërmend të ndërhyjë, pasi universitet janë autonome.
Kryeministri përsëriti disa herë që ligji për arsimin do të zbatohet dhe nuk do të ketë asnjë tërheqje prej tij.