Ish-zëvendësministrja e Jashtme, eksperte për çështjet e jashtme, Edit Harxhi, ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, të publikuar sot në Shqiptarja.com dhe Report Tv, ku i bënte presion Shqipërisë të hiqte fjalën ?Çamëri? nga tekstet shkollore dhe hartat gjeografike.
E ftuar në studion e Report Tv, Harxhi e cilësoi deklaratën e Kotzias shumë serioze, duke shtuar se çamët nuk do t'i rifitojnë pronat dhe se kjo është një retorikë boshe që bëhet nga politika shqiptare. Sipas saj, çamët nuk mund të rikërkojnë pronat, për arsye se hipotekimi i pronave në Greqi është mbyllur më 2007-2008.
"Deklarata e Kotzias shumë serioze, ishte e pritshme, situata mes dy vendeve mjaft sensitive. Deklarata ishte e pritshme, pasi grekët e kanë paralajmëruar prej javësh, që ata kërkojnë në këmbim të ligjit të luftës të hiqet termi ?Çamëri?. Ligji i luftës është shumë i rëndësishëm për çështjen çame. Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë asnjë kërkesë territoriale ndaj Greqisë, por kanë thënë që njohin kufijtë aktual, që Greqia të njoh Çamërinë, që është popull autokton.