Kotzias: Hiqni Çamërinë nga tekstet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka deklaruar se Shqipëria ka mbetur e bllokuar në retorikat anakronike nacionaliste në lidhje me çështje e Çamërisë.



Kryediplomati grek sipas mediave të vendit fqinj, i është përgjigjur pyetjeve të deputetit të pavarur Haris Theoharis në lidhje me përmbajtjen e teksteve shkollore në Shqipëri.



Deputeti ka ngritur një sërë pyetjesh për Ministrin e jashtëm dhe për atë të arsimit në Greqi.



Sipas tij librat vazhdojnë të paraqesin çështjen çame në lëndën e historisë dhe të gjeografisë. Ndërsa në përgjigjen e tij Kotzias i ka quajtur problematike këto tekste.



?Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përbashkët shqiptaro-grek, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për vendin tone si ?territoret shqiptare në Greqi?, por edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin ?Çamëri?, të cilat demonstrojnë fatkeqësisht se shteti shqiptar mbetet i bllokuar në retorikat anakronike nacionaliste dhe me qëndrime idemadhe, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vet Shqipërinë?.



Sipas tij, ky problem do të gjejë zgjidhje shumë shpejt.



?Nisur nga këmbëngulja e palës greke për vazhdimin e librave problematikë të shkollave shqiptare brenda një afati kohor të caktuar, pala shqiptare ra dakord që takimi i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët do të zhvillohet në gjysmën e dytë të shkurtit në Athinë?.



Sa i takon teksteve të minoritetit grek që jeton në Shqipëri në intervistën e tij dy javë më parë kryediplomati grek mirëpriti propozimin e kryeministrit Rama gjatë takimit në Davos, ku u ra dakord që librat posaçërisht për minoritetin të hartohen nga pala greke.