Gjatë një takimi me Senatin e Universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vonesat e pagave të pedagogëve. Kreu i qeverisë sqaroi se kjo situatë erdhi si rrjedhojë e përplasjeve mes ministrisë së Arsimit dhe Financave, lidhur me trashëgueshmërinë e fondit të pakunshtëzuar. Problemin e sotëm universitetet, tha Rama, e kanë me veten, dhe jo me qeverinë apo ligjin.
"Problemi themelor që ka universiteti sot është me vetveten, as me qeverinë dhe as me ligjin. Sot universiteti ka një autonomi të zgjeruar. Dhe debati është ser çfarë do të bëjë qeveria më shumë. Vonesa e pagave është një shembull shumë i qartë i faktit se reforma është sfidë, edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe kthyer në legjislacion.