Report TV - Tahiri, deputeti i CDU: Mos heqja e imunitetit nga parlamenti, problem i madh

2018-05-11 1

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei, njëkohësisht raportues për Shqipërinë në komisionin e jashtëm të Bundestagut, ka komentuar gjatë një deklarate për mediat nga hotel "Rogner", çështjen "Tahiri". Anëtari i CDU/CSU në Bundestagun gjerman ka kërkuar që të mos ketë mbrojtje politike për zyrtarët e lartë. Sipas tij, përpara ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë.

"Kam ndjekur rastin e ish-ministrit Tahiri me shumë vëmendje, se si është trajtuar ky rast nga pikëpamja politike. Është problem i madh që në parlament nuk është hequr imuniteti pa debate. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Është vendim nga organet gjyqësore që duhet të merret nga gjyqtarët. Ky rast është përgjigje për pyetjet se cilat janë arritjet në këtë rast. A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para rasteve të tilla", u shpreh Frei.

Free Traffic Exchange