Ora News - Deputeti i Bundestagut: Ish-ministrit Tahiri duhet t'i ishte hequr imuniteti

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, Thorsten Frei, pas vizitës së tij në Tiranë, u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa përpara për integrimin, por reforma në drejtësi ende mbetet kyc dhe komisionet e krijuara për zbatimin e saj duhet të mbështeten.

Progres është bërë edhe në luftën kudnër krimit, por Europa kërkon peshq të mëdhenj. Ndërsa për rastin Tahiri, Frei tha se parlamenti duhet t?ia hiqte imunitetin.

Deputeti i Bundestagut, Thorsten Frei: Konstatojmë se situata është e tillë që pikërisht në fushën e vettingut dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ka progres, por edhe rastet e mëdha, për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse do të ketë pasoja, nëse ka vërtet goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha.

Me shumë vëmendje Kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike. Në pikëpamjen time është një problem madhe që nuk është arritur që në Parlament, në qëndrimin time besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në parlament për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha në Parlament.

Ndaj ky rast është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pyetjebn se cilat janë zhvillimet dhe arritjet në këtë rast dhe a është vërtet shqipëria në gjendje që të mos ndalet përpara emrave të tilla të politikës.

Vitin tjetër do të kemi sërish proces zgjedhor, dhe deri në qershor duhet të kemi rezultat edhe në reformën zgjedhore, që sipas Freit, do të jetë e rëndësishme për sa i përket vendimit për hapje të negociatave.

Deputeti i Bundestagut, Thorsten Frei: Prej 4 vitesh në theksojmë nevojën dhe rëndësinë që ka për Shqipërinë reforma zgjedhore. Ndaj dua ta përmend këtë pikë si një prejh 5 kushteve për çeljen e negociatave. Mendoj që këtu duhet të ketë një zgjedhje në mënyrë që pranueshmëria e zgjedhjeve të jetë më e mirë. Për këtë ka pasur edhe rekomandime të qarta nga OSBE-ODIHR dhe këto rekomandime duhet të shërbejnë si baza për reformën zgjedhore në Shqipëri. E rëndësishme është që mos pritet shumë gjatë me këtë sepse qysh viten e ardhshme do të kemi zgjedhje vendore në Shqipëri dhe mendoj se është e rëndësishme që rekomandime të bëhen realitet deri në zgjedhjet lokale në mënyrë që të rritet besueshmëria e zgjedhjeve.

Deputeti i Bundestagut gjerman tha se shqiptarët e meritojnë integrimin, por kjo në fund do të varet nga aktorët politikë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/deputeti-i-bundestagut-ish-ministrit-tahiri-duhet-ti-ishte-hequr-imuniteti