http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim me tritol tronditi Shkodrën mbrëmjen e se martës. Ngjarja e rëndë ndodhi, në lagjen ?Salo Hili?, rreth orës 23:45, në godinën tre kateshe në pronësi të Sadetin Kirit 62 vjeç, në katin e parë të saj që shërbente si garazh.
Nga shpërthimi në garazhin e 62-vjeçarit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që banesa e tij ndodhet pranë këtij objekti.
Dyshohet se shkak për ngjarjen janë konfliktet e djalit të 62-vjeçarit, për shkak të borxheve që ai u kishte personave të ndryshëm.
Ndërtesa është e pajisur me kamera sigurie, pamjet e të cilave pritet që të hedhin dritë mbi autorët. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin e objektit.
Deri më tani policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për ngjarjen.