Ora News - Mungesa e Nikollës shkakton debate të ashpra në Komisionin e Edukimit

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e ministres së Arsimit Lindita Nikolla është bërë shkak për debate të ashpra në Komisionin e Edukimit. Ditën e sotme ishte parashikuar mbajtja e një seance dëgjimore me ministren e Arsimit për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë. Por në nisje të punimeve komisioni ishte njoftuar për mungesën e ministres, e cila ndodhej në një takim me homologun e Kosovës. Anëtarë të opozitës kanë kritikuar ashpër mungesën e ministres duke mos pranuar zhvillimin e seancës me zv.ministrin.

Vokshi: Çfarë na duhet ne që i thamë eurodeputetëve po ramë dakord dhe sot ministrja e shkel atë rezolutë. Pra unë ftoj të gjithë deputetët të bashkohen. Ne do të njoftojmë me një shkrezë zyrtare kryeministrin, presidentin, europarlamentarët por edhe trupin diplomatik në Tiranë. Është shekelur kushtetuta dhe vazhdon të shkelet nga ministrat.

Mehmetaj: Mua më duket e qëllimshme mungesa e vazhdueshme e ministres për të marrë pjesë në komision, duke marrë parasysh që fleksibliteti ynë ka qenë i madhe dhe i kuptueshëm për axhendën e saj. Them i qëllimshëm sepse unë e kuptoj vështirësinë e saj të vijë përpallë këtij komisioni.

Boçi: Jemi në kufijtë e rrefuzimit nga ana e ministrisë për tiu përgjigjur paralmentit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/mungesa-e-nikolles-shkakton-debate-te-ashpra-ne-komisionin-e-edukimit