Report TV - Rihapen pesë dosje në Elbasan, mes tyre dosja e nipave të Llallës

2018-05-11 1

Në vijushmërinë e analizimit të vendimarjes për një sërë çështje hetimore që ka pasur prokuroria e Elbasanit, është konstatuar se disa prej dosjeve penale janë mbyllur pa argument mbështetës ligjor. Bëhet fjalë për pesë proçedime penale, ku mes të cilave njëra prej tyre ka të bëjë me nipat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilët siç mëson ?Shqiptarja.com? kanë qënë në hetim për ?Fshehje të ardhurash? dhe ?Mashtrime me Tvsh?.
Nipat e ish-drejtuesit të akuzës qëndrore mësohet se zotërojnë një kompani që kryen aktivitetin e saj në nënshkrimi i kontratave factoring dhe se biznesi i tyre ishte vënë në hetim nga drejtoria e tatimeve dhe prokuroria e Elbasanit për ?Fshehje të të ardhurave? dhe ?Mashtrime me Tvsh?. Ky procedim dhe katër dosje të tjera janë pushuar por tashmë mësohet se vëmëndja e prokurorëve është rikthyer sërisht në këto dosje.