Ora News - U kanë mbetur stok, Rama korçarëve: Hiqni dore nga patatja, ju mundi Divjaka dhe Kukësi

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tani kur gjithçka ka përfunduar dhe fermërëve të Korçës i ka mbetur patatje e pashitur, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje atyre që mos ta mbjellin më atë prodhim bujqësor, pasi kanë konkurrent të fortë pataten e Kukësit dhe të Divjakës.

Gjatë një takimi me studentët e Universitetit Bujqësor, Rama tha se nuk është faji i shteti që fermerëve të kësaj zone nuk i shitet prodhimi, duke theksuar se ata duhet të mbjellin mollë.

Rama: Në Korçë ka një problem, ka mbiprodhim të patates, nuk ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti, a thua se është qeveria që duhet të shkojë tu blejë patatet. Në një treg të lirë ku ka konkurrencë të hapur dhe nuk mund të shkosh pas berihait, me idenë ku ta prodhoj njëherë dhe pastaj mesiguri do ta shes.

Ka disa arsye se pse ata që kanë mbjellë patatë në atë zonë duhet të heqin dorë nga mbjellja e patateve dhe nuk duhet të rrinë dhe të mendojnë se patatja nuk u shitet sepse shteti nuk i bën të mundur shitjen e saj.

Ka disa arsye, është një patate e bardhë që së pari është më pak e preferueshme se patatje e verdhë e Kukësit dhe së dyti del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe kështu që janë të detyruar ta mbajnë pataten nëpër stoqe. Kështu që çfarë duhet të bëjmë? Duhet të ndërrojnë lojë. Të heqin dorë nga patatja dhe të kalojnë tek pemtaria, tek molla.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rama-thirrje-fermereve-te-korces-mos-mbillni-patate

Free Traffic Exchange