Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për avokatin Ardian Visha, ekstradimi i financierit të Habiljave Nezar Seiti në Itali nuk paraqet shkelje as të karakterit penal dhe as administrativ.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se çështja po përdoret politikisht.
Visha: Rasti i Seitit është përdorur shumë nga një pjesë e politikës dhe po përpiqet ta përdorin si mjet të një rezultati të caktuar politik. Nuk ka një problematikë të karakterit penal për aq sa e kam parë dhe nuk ka një problematikë as të karakterit të rëndë administrativ.Një njeri nën pranga është çuar nga Shqipëria në Itali, i është nënshtruar drejtësisë së atij vendi tek e cila dhe me të cilën bashkëpunohet në mënyrë të sinqertë dhe të plotë, të paktën ky është pretendimi. Politika është shumë e mirëinformuar për çfarë kanë aktet e fashikullit, një problem më vete që ka rëndësinë e vet edhe në aspektin negativ.Është keqinfomuese për pjesën tjetër që kërkon ta shfrytëzojë. Është spekulim i pastër ideja e bashkëpunimit me autoritetin shqiptar. Subjekti i ekstraduar ka vajtur me pëlqim në Itali. Kjo e kalon në një llugë krejt tjeër të karakterit ligjor procesin dhe e bën shumë më të thjeshtuar se ekstradimi i kundërshtuar.
Ai thotë se Ministri i Drejtësisë është zot fuqiplotë i një procesi ekstradimi dhe vullneti i tij është paraprijës në këtë çështje.
Visha: Që në fillesë të procesit, kur ngjizet një proces ekstradimi ngjizet nga zyra e policisë përkatëse e cila kontribuon në fillimin e tij përmes komunikimit me Zyrën e Interpolit. Ministria e Drejtësisë informohet nga Zyra e Interpolit dhe bashkë me të informohet dhe zyra e marrëdhënieve me jashtë në prokurorinë e përgjithshme.Ministrja shprehet në fund.
Por ndërsa opozita pretendon se Seiti mund të kontribuonte edhe në dosjen "Tahiri-Habilaj", avokati thotë se ky shtetas është i riekstradueshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/avokati-nezar-seiti-i-riekstradueshem-shqiperia-me-italine-si-kolumbia-me-shba