Ora News - Borëpastrueset në aksion për të mbajtur të kalueshme Rrugën e Kombit

2018-05-11 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqëria koncensionare e Rrugës së Kombit ka marrë masat për mirëmbajtjen e saj.

Në mesditë 3 borëpastruese dolën në terren në zonën e tunelit për të larguar dëboren nga rruga.

Më pas rreth orës 14: 35 kanë dalë në rrugë 7 borëpastruese, të cilat kanë pastruar aksin deri në Kolsh dhe kanë vazhduar në segmentin e Rreps ? Tunel ku ka rreshje bore.

Po ashtu mësohet se segmenti rrugor është në asphalt dhe nuk ka pasur probleme me qarkullimin rrugor.

Në mbrëmje janë angazhuar 4 borëpastruese në segmentin Fan ? Tuneli i Thires, dhe 3 të tjera shkojnë deri në Reps.

Grupet janë në terren po bëjnë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës , ku deri në mbrëmje janë hedhur afërsisht 9 ton me kripë.

Në segmentin Tuneli i Thirrës - Morinë sasia e rreshjeve të dëborës shkoi afërsisht 15cm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/borepastrueset-ne-aksion-te-mbajtur-te-kalueshme-rrugen-e-kombit

Free Traffic Exchange