Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e shumta të dëborës izoluan disa zona malore në veri, ndërsa në jug reshjet e shiut kanë rikthyer alarmin e përmbytjeve.
Dëbora ka mbuluar thuajse të gjithë qarkun e Kukësit, ku trashësia në disa zona arrin në 40 centimetra. Rruga e Kombit, ku dëbora arrin deri në 20 cm dhe të gjitha akset e tjera kombëtare në qark janë të kalueshme. Bllokime ka në rrugët e fshatrave malore Lojmë dhe Arren.
Në qarkun e Dibrës, mbeten të bllokuara fshtrat më malorë në Trebisht, Ostren, Kalaja e Dodës e Lurë, ku trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.
I pakalueshëm është edhe aksi Librazhd-Bulqizë, ku trashësia e dëborës arrin 50 cm.
Në Qafën e Malit, në Pukë trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra dhe këshillohet të shmangen lëvizjet pa zinxhirë. Në Korçë, rruga e Dardhës mbetet e kalueshme vetem me zinxhirë.
Ndërsa reshjet intensive të shiut të pasdites shkaktuan problematika në rrugët e Vlorës.
Bulevardi kryesor Vlorë-Skelë, rruga pranë Portit, ajo e lagjes 28-29 Nëntor dhe Rruga e Lagjes Kushtrimi u bënë të pakalueshme për disa minuta.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bora-izolon-zonat-malore-ne-veri-ne-jug-shiu-rikthen-alarmin-e-permbytjeve