Qeveria, skema mbështetëse për fermerët

2018-05-11 1

Të gjithë fermerët që do të grumbollojnë produktet e tyre në një pikë grumbullimi me standard do të përfitojnë 25 milionë lekë nga qeveria. Ndërsa vizitoi një fermë në Durrës, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, tha se skemat e reja mbështetëse të fermerëve dhe veçanërisht matrikullimi po krijojnë mundësi për rritjen e sigurisë ushqimore.

?Unë besoj që ndryshimi i skemës, nga skemë detyruese dhe demotivuese për të paguar ti për çdo kre të lindur, në skemën që shteti të paguan ty, do bëjë që matrikullimi të jetë jo vetëm pasojë e motivimit, por dhe të jetë një garanci për të gjitha ato që ne duam të krijojmë deri në fund, me regjistra, me ndjekje të të gjithë statistikave dhe me kontrollin e plotë me vaksinime etj. Ndërkohë do jetë një stimul që dhe të tjerë të përfshihen e të merren me blegtori më shumë?.

Nëpërmjet këtyre skemave, fermerët do të mbështeten me 500 lekë për matrikullimin e bagëtive të imta dhe 2000 lekë për matrikullimin e bagëtive të trasha, kundrejt kostos prej 150 lekëve të viteve të kaluar. Regjistrimi i kafshëve konsiderohet si hapi i parë i gjurmimit të produkteve blegtorale të sigurta. Ndërsa ministri I Bujqësisë tha se asnjë produkt blegtoral nuk do të lejohet më të kryhet me cisterna plastike që favorizojnë ndotjen mikrobike.

Free Traffic Exchange