Report TV - Vendimi për Velierën, i hapet rrugë punimeve për projektin

2018-05-11 0

Pas 13 seancash gjyqësore sot është marrë vendimi nga Gjykata Administrative në Durrës, për realizimin e projektit Veliera në rrënojat muzeale në Durrës.

Gjykata ka vendosur që të rifillojnë punimet, ndërtimi është ndaluar vetëm në zonën A. Kjo ka bërë që Shoqëria Civile të mbetet e pakënaqur.

Avokatja e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo u shpreh se "nuk jemi as vetë të qartë, nëse është fitore apo humbje, pasi është një vendim enigmatik.

?U pranua pjesërisht padia, u nxorr jashtë juridiksionit një pjesë e pikave të padisë që ne kishim, si shpërdorim detyre apo prishje e të mirës publike. U ndalua ndërtimi në zonën A, por ajo çka ne kërkuam që ky ndërtim është i paligjshëm nuk u shpreh. Pra kjo nuk është as mish as peshk?, tha avokatja Mirela Jorgo.

I një zëri ka qenë edhe përfaqësuesi i shoqërisë civile, Sazan Guri i cili është shprehur se vendimi mund të ketë vendim, politik, por kjo ccështje do të shkojë në apel. Nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive, çështja do të shkojë në Strazburg.

Free Traffic Exchange