Bashkimi Evropian ka bashkuar politikën shqiptare lidhur me çështjet më të nxehta, që kanë ndarë palët prej vitesh, si droga, krimi dhe korrupsioni, kryesisht në zgjedhje, ku nga ana e opozitës është denoncuar shumë për shitj-blerje votash.
Në takimin e 12 të Stabilizim Asociimit të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë palët arritën të dalin me një rezolutë të përbashkët për drogën, krimin dhe shit-blerjen e votave, një dakordësi e munguar në dy takimet e mëparshme 10 dhe 11, dhe ku tashmë BE kërkon caktimin e një date për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Në fund të takimit, u bë e ditur se është arritur dakordësia mes palëve politike për rezolutën finale, ku përfshihet se është pranuar dhe amendamenti për ish-ministrit e Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe ai për blerjen e votave.
Dakordësia është përshëndetur edhe nga kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. ?Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane?, u shpreh Balla.