Report TV - Amnistia nga Vettingu pas dorëheqjes, politika: E ligjshme

2018-05-11 0

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë vettingun për gjyqtarin Besnik Imeraj pasi ky i fundit dha dorëheqjen, rrezikon të kthehet në një precedent për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që mund të dorëhiqen në vijim, ose për ata që janë dorëhequr, si Adriatik Llalla.

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, demokrati Enkelejd Alibeaj, dha një propozim tjetër.

?Ka një propozim nga eksperti Bardhi dhe unë mendoj që duhet ta diskutojmë. Meqë edhe së fundmi ka disa raste dorëheqjesh dhe ka një debat nëse duhet apo ju tu ndërpritet vettingu. Unë mendoj që nuk është e këshillueshme që të ketë amnisti të tillë, por meqë ka një diskutim, le tu dërgojmë një letër edhe tre organeve të vettingut, edhe ONM-së për t;i pyetur nëse duhet ta ribëjmë ligjin e vettingut, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje?, shprehet Enkelejd Alibeaj.