Berat, shpërthen në flakë makina shkaku, një shkëndi elektrike

2018-05-11 0

Shpërthen në flake makina në një lagje të Beratit. Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në lagjen 30 Vjetori, pas stadiumit Tomorri. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, makina nuk ka arritur të shpetohet.

Policia e Beratit informon se në orën 13:30 është njoftuar nga një telefonatë, se në lagjen 30 Vjetori pranë Stadiumit të Ri një automjet ka marrë flakë.

Ekspertet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe kanë konsistuar se mjeti me targa AA472AE në pronësi të shtetasit H.V, 57 vjeç, ka qenë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike. Gjatë kontrollit, mjeti ka marrë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi e mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin.

Free Traffic Exchange