Moti me debore, probleme ne veri

2018-05-11 4

Moti i vështirë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar vështirësi në disa akse rrugore në vend. Në zonën e Pukës, në Qafë Mali, trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra dhe këshillohet të shmangen lëvizjet pa zinxhir. Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Pukës, aty po punohet për të mbajtur rrugët e hapura, por edhe për të rikthyer energjinë në disa fshatra.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se aksi Librazhd- Bulqizë është i pakalueshëm, dhe bllokime të herë pas hershme ka edhe në rrugën Shkalla e Lunikut? Steblevë. Aty ku dhe trashësia e borës ka arritur gjysmë metri. Në Dibër dhe në Kukës reshjet po bien prej tri ditësh, dhe në zonat e thella ka bllokime të rrugëve rurale si dhe mungesë energjie. Rruga e Kombit mbahet nën kontroll dhe deri më tani nuk paraqet problem qarkullimi në këtë aks.

Probleme nga moti i keq ka pasur edhe në transportin detar. Në Vlorë, era e fortë dhe me dallgë, ka bërë që trageti i linjës Vlorë-Bridizi të dalë nga porti dhe të qëndrojë në radë. Mjetet e peshkimit kanë marrë urdhër të mos dalin në det. Kapiteneria konfirmon se pritet që situata orët e ardhshme të jetë edhe më e rëndë. Për këtë arsye mundet që trageti të mos lundrojë drejt Italisë. Ndërkaq forcat detare tëhoqën në Porto Palermo anijen 100 tonëshe të peshkimit "Andi 2". Ajo shfaqi probleme gjatë lundrimit dhe kishte kërkuar ndihmë. Ekuipazhi nuk pati probleme dhe ankorimi u bë normalisht.