Ora News - Rrëzohet kërkesa Gashit për kryeprokuroren, Gjata: Marku ka frikë të përballet me seancën

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca për padinë e ish-drejtores për marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, e cila ka kallëzuar kryeprokuroren Arta Marku për shkarkim të padrejtë nga detyra. Gjatë ditës së sotme ka përfunduar seanca përgatitore, ndërsa seanca e radhës është lënë për më 27 shkurt.

Në seancën e sotme, palët paraqitën provat e tyre, ndërsa gjykata ka rrëzuar kërkesën e zonjës Gashi që në seancë të paraqitet edhe kryeprokurorja Marku, kërkesë e bërë javën e shkuar. Gjykata e rrëzoi kërkesën me arsyetimin se Kryeprokurorja e ka përfaqësuesin e saj ligjor.

Avokati mbrojtës i zonjës Gashi, Çlirim Gjata, tha se kryeprokurorja ka frikë të përballet me sallën e gjyqit, ndërsa theksoi se shkarkimi i klientes së tij nga detyra erdhi pas dorëzimit në KQZ të kërkesës për heqjen e mandatit të dy deputetëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrezohet-kerkesa-gashit-kryeprokuroren-gjata-marku-ka-frike-te-perballet-me-seancen