Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës është insituticioni i parë vendor që nënshkruan marrëveshje me Agjensinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Marrëveshja që u firmos nga kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe drejtori i AKUK-së Arben Skënderi në prani edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri synon përmirësim të mëtejshëm të performancës së UKT-së në furnizmin me ujë të pijshëm të qytetarëve si edhe grumbullimin, largimin dhe trajtimine ujrave të ndotura.
Erjon Veliaj: ?Pas suksesit të stabilizmit të gjithë situatës energjetike në vend dhe të llogarive financiare të sistemit të bashkojmë forcat për shkuar në sfidën tjetër që ka të bëjë me rehabilitimin e të gjithë sistemit të ujësjellës kanalizime. Sigurisht që qytetarët duan shërbim dhe shërbimi vjen nëpërmjet një malli që kërkon të paguhet.?
Veliaj theksoi se operacioni ka nisur me objektiv kryesor bizneset e mëdha pasi janë abuzuesit më të mëdhenj.
Erjon Veliaj: ?Duke filluar nga kundravajtësit më të mëdhenj që janë bizneset e mëdhaja që ndonjëherë janë edhe abuzuesit më të mëdhenj duke qenë se ka edhe më shumë të ardhura dhe pastaj për të kaluar deri në nivelin familjar.?
Sipas Veliajt Bashkia e Tiranës ka marrë masa që punonjësit e saj të jenë korrekt me pagesën për këtë pasuri të përbashkët. Në mnëyrë që ky shembull pozitiv të ndiqet edhe nga qytetarët e tjerë ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës kërkoi që edhe bashkitë e tjera të marrin masa për suksesin e refomës së ujit
Damian Gjiknuri: ?Vetëm me iniciativën dhe vullnetin e fortë të të gjitha bashkive të Shqipërisë ky aksion do të ketë sukses.?
Gjiknuri theksoi se rritja e arkëtimeve që është shëndoshja financiare e gjithë sistemit të Ujësjellës-Kanalizimeve do të sjellë më shumë investime në këtë sektor të rëndësishëm
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-marreveshje-me-akuk-rritjen-e-cilesise-se-sherbimit