http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria rrezikohet serish nga përmbytjet. Alarmi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave i cili parashikon mot te keq dhe shtrëngata shiu ne pjesën me te madhe te territorit.
Qarku i Vlorës eshte me i rrezikuari nga përmbytjet, pasi pasditen e se martës dhe ditën e mërkure, reshjet do te jene me intensitet te larte. Per shkak te prurjeve te mëdha, lumi Vjose do te kete rritje te nivelit dhe mundësi per përmbytje. Por problemi me i madh do te jete te mërkurën.
Sasia e reshjeve ne pjesën me te madhe te territorit do te jete me intensitet te larte. Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës do te kenë rritje te nivelit te ujit.
Per shkak te motit te keq është pezulluar puna ne Portin e Durrësit dhe Vlorës. Autoritete kane urdhëruar ndalimin e lundrimit ne det te peshkarexhave per shkak se lartësia e dallgëve arrin ne 5 balle. Tragetet e udhëtareve nuk kane hasur vështirësi ne lundrim, duke u ankoruar ne kohe. Por nëse situata vijon e tille nuk përjashtohet mundësia e pezullimit te udhëtimeve drejt Italisë.
Si pasoje e stuhisë se forte ne det, forcat detare kane shpëtuar 4 persona qe ndodheshin ne nje peshkarexhe ne afërsi te Llamanit.
Ndërkaq ne zonat malore, 400 metër mbi nivelin e detit vijojnë reshjet e dëborës. Sipas shtabit te emergjencave civile rrugët nacionale janë te gjitha te kalueshme dhe borëpastrueset jane ne gatishmëri. I bllokuar është aksi rrugor ne njësinë Arren ne Kukës, ku trashësia e dëborës ka shkuar ne gjysme metër.
Ndersa rruga qe te çon drejt Thethit dhe Shoshit ne Shkodër qarkullohen vetëm ne nje krah me dhe zinxhir.