Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas rihapjes së hetimit për privatizimin e CEZ, Prokuroria e Tiranës është në kërkim të dëshmitarit Ndue Kalaj.
Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije kanë derguar dy herë flete-thirrje ne banesen e Kalajt të Tiranë por është konstatuar se ai nuk ndodhuet ne shqipëri.
Në këto kushte organi i akuzës ka kërkuar nga policia të kërkojë vennddodhjen e Kalajt. Gjithashtu Hetuesit kanë dërguar fletë thirrje në adresat e tij zyrtare të banimit në Tiranë, Kosovë dhe Francë, por deri tani nuk ka ardhur ndonjë pergjigje.
Gjithashtu hetuesit e çështjes i kanë dërguar letër porosi autoriteteve çeke për të siguruar dokumentacionin mbi privatizinim e CEZ.
Kujtojmë se Kalaj nuk ka dëshmuar as në Komisionin Parlamentar të ngritur për çështjen në fjalë. Sipas kallzimit të bërë nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga Partia Socialiste Ndue Kalaj ka patur rolin e ndërmjetësit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ. Deri tani janë marrë në pyetje djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri i energjitikës Genc Ruli.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dosja-e-privatizimit-te-cez-prokuroria-ne-kerkim-te-ndue-kalajt