Frontex, operacione në kufirin shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo operacion kundër flukseve migratore apo dhe goditjes së rrjeteve të trafikut të drogës tashmë do të bëhet në bashkëpunim me agjencinë e Bashkimit Evropian të mbrojtjes së kufijve, Frontex. Kryenegociatorja e firmosje së marrëveshjes së një dite më parë zv/ministrja e brendshme Rovena Voda thotë për Vizion Plus se Frontex krahas ekspertizës që sjell për kufijtë, do të shërbejë dhe për operacione kundër paligjshmërisë kryesisht trafikimit te qenieve njerëzore si dhe te narkotikeve.



?Oficere te Frontexit ne pikat kufitare me Greqinë kufiri gjelbër ndërsa me Italinë ne kufirin detar. Koordinim per operacionet ne baze te protokolleve te Shqipërisë, shkëmbim informacioni.?



Voda iu përgjigj dhe akuzave të Partisë Demokratike se Shqipëria nuk ruan dot kufijtë e saj.



Marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE-së sipas zv/ministres është një hap i madh dhe për rrugën e integrimit të vendit.



Krahas agjencisë së mbrojtjes së kufijve Frontex, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj dhe komisioneri Evropian Dimitris Avramopulos firmosën dhe një memorandum mirëkuptimi në luftën kundër drogës. Nëpërmjet tij, vendi ynë do të ketë akses në politikat e bashkimit Evropian në betejën kundër narkotikëve.