Report TV - Ligji për artistët, ja ndryshimet që parashikohen të bëhen

2018-05-11 6

Projektligji për Artin dhe Kulturën synon të ndryshojë për herë të dytë Ligjin ?Për Artin dhe Kulturën?, të miratuar në vitin 2010 dhe të ndryshuar në vitin 2014. Artistët kanë reaguar kundër ministres Mirela Kumbaro duke e akuzuar se me këtë projektligj ajo mbështet forcimin e pushtetit të saj në të gjitha sferat e kulturës.
Pikat që kanë kundërshtuar nga ky projektligj artistët janë: Së pari, fakti që drejtorët e institucioneve kombëtare, që sot emërohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, mes dy kandidaturave të propozuara nga Ministri, do të emërohen me Urdhër të Ministres Mirela Kumbaro, ku përfshihen Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Biblioteka Kombëtare.

Sipas projektligjit artistët kanë vënë re se ?do të shpërndahen bordet artistike të institucioneve, një traditë dhjetëravjeçare, të cilat u fuqizuan me Ligjin e vitit 2010?. Me këtë projektligj edhe bordet artistike do të caktohen nga Ministrja e Kulturës. Artistët kanë kundërshtuar mes të tjerash edhe faktin që punonjësit e institucionit do të propozohen nga drejtori dhe do të miratohen nga ministri, por edhe shumë pika të tjera të projektligjit, që ata i kanë parë si një përpjekje për një centralizim të institucioneve.