Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nga të mirat që di ti marrë skenës Timo Flloko është edhe poezia. Jo poezia që shkruan vetë, por vargjet e Hajnes e Brehtit. Flloko është shijues i autorëve shqiptarë. Ndodh që ai t'i nxjerrë nga harresa dhe t'ia sjellë publikut.
Kështu ka ndodhur me "Ndreqje gabimesh" të Arian Lekës, vargjet e të cilit i sjell sonte në katedralen ortodokse bashkë me ish-studentin e tij Kristian Koroveshi.
Timo Flloko: ?Unë e kisha lexuar poemën dhe e kisha uruar Arianin, më pëlqeu mjaft. Ishte ideja e Kristianit, studentit tim që të bënim një lexim artistik.?
Dashuria ka nevojë të ushqehet, ashtu siç ka nevojë teatri dhe poezia të ushqejnë njëri-tjetrin. Flloko dhe Koroveshi gjejnë tek poemat e Lekës mundësinë e pafundme që ka njeriu për të korrigjuar pasionin dhe vetë dashurinë. Një mesazh në vigjilje të Shën Valentinit
Timo Flloko: ?I takon dashurisë, gjenezës, lindjes, jetës, vdekjes, dëshirës për të qenë i përjetshëm.?
Kristian Koroveshi: ?Përmes emocionit njeriu duhet të ndreqë veten, kështu që le të ndreqim emocionin, le ti japim një model që dashuria nuk i përket thjesht dhe vetëm një fasade të jashtme që ne themi ?Të dua? ditën e Shën Valentinit sepse ne e keqkuptojmë festën ndonjëherë.?
"Ndreqje gabimesh" i Arian Lekës i bouar në vitin 2010, është vlerësuar po atë vit me çmimin ?Lasgush Poradeci?, si libri poetik më i mirë i vitit dhe pas kësaj është përkthyer në mjaft gjuhë.
Shfaqja e sotme vjen në formën e një monolog/dialogut, shoqëruar nga balerina Akreoma Saliu me "Adagietto"-n e Simfonisë V të Gustav Mahlerit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/timo-flloko-dashurine-sjell-vargjet-e-arian-lekes-ne-kishen-ortodokse