Report TV - Kukës, u hoqën nga asistenca, banorët: Të reagojë qeveria, Kodheli të zgjidhë situatën

2018-05-11 1

KUKES-3630 familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Familjet kanë protestuar para bashkisë mëngjesin e sotëm, ndërsa i kanë bërë thirrje deputetes së zonës Mimi Kodheli dhe qeverisë për zgjidhje të situatës së krijuar.

Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse nuk do të reagohet nga qeveria. Ndërkohë që edhe në disa qarqe të tjera ka pasur ankesa nga shumë familje se janë hequr nga asistenca.