Artistët kanë zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit, lidhur me debatin e gjerë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Regjisori Kastriot Çipi deklaroi se kjo është kthyer në një mollë sherri prej 20 vitesh dhe tipike, sipas tij, është se Ministria e Kulturës nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit.
?Çështja e dytë përveç këtij ligji, është ndërtesa e Teatrit Kombëtar, një mollë sherri prej 20 vitesh. Historia është e gjatë, e dhimbshme, tipike është se ministria nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit. Askush nga ne nuk thotë që ndërtesa të mbetet ashtu siç është. Diskutimi është a duam të kemi një histori apo jo, një qytet me histori apo pa histori. Urbanistë, arkitektë, po shprehim shqetësim për arrogancën e ministrisë?, tha Çipi.
Nga ana e saj, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha se nuk ka kaluar ende faza e konsultimit dhe se zëri i artistëve do të dëgjohet edhe në fazat e tjera.