Report TV - Macovei: Të marrë fund presioni dhe përdorimi i administratës gjatë procesit zgjedhor

2018-05-11 0

Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian, Monica Macovei, i ka drejtuar mesazhe të forta dhe të qarta politikës shqiptare lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit. Macovei i kërkoi politikës të bashkohet për të zbatuar Reformën në Drejtësi, si dhe të nisë menjëherë ndjekjet penale për rastet e korrupsionit.
Duke u ndalur te raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, Macovei tha se duhet të marrë fund presioni dhe përdorimi i administratës gjatë procesit zgjedhor. Gjatë tryezës ?Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri?, Macovei theksoi se një ligj zgjedhor ndihmon vendin për të punuar të gjithë së bashku.

Free Traffic Exchange