Në kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë ?Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri.
Në ditën e parë të këtij komiteti, Kryetarja e Delegacionit të Parlamentin Evropian, Monica Macovei u shpreh se PE mbështet kursin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi si të domosdoshëm për çeljen e negociatave rezultatet e reformave dhe dialogun politik. Ajo bëri thirrje për bashkim të faktorit politik.
?Parlamenti Europian është shumë mbështetës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Dialogu politik është vital për këtë. Është momenti që ju duhet të bashkoheni. Të shpresojmë që takimi i sotëm dhe nesër, do jetë një hap konstruktiv. Ne kemi dëgjuar nga Komisioni Europian që Shqipëria është në udhën e mbarë në përpjekjet e saj për reformat dhe shpresojmë që të kemi rezultate të prekshme.