Opozita dhe mazhoranca kanë ndarë qÃ" />
Opozita dhe mazhoranca kanë ndarë qÃ"/>

Ora News - "Dy Shqipëritë", Shalsi dhe Pollo qëndrime të kundërta për progresin drejt BE

2018-05-11 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita dhe mazhoranca kanë ndarë qëndrime të ndryshme përpara deputetëve të PE-së në lidhje me progresin që Shqipëria ka bërë në procesin e integrimit.

Të njëjtën gjë konfirmuan për Ora News edhe dy deputetët Eduart Shalsi dhe Genc Pollo në një dalje të përbashkët.

Genc Pollo: Krahas kritikave për qeverinë ishte e drejtë të shprehej dhe një rezervë ndaj delegacionit europian për shkak të heshtjes së pavend apo relativizimit të pavend të problemeve që nuk e ka ndihmuar popullin shqiptar. Por problemi unë në rradhë të parë është me qeverinë dhe disa veprime të caktuara sidomos qëndrimi ndaj imunitetit Saimir Tahiri përpjekjen për ta mbuluar me çdo kusht, përpjekjen për të mbrojtur policët e përfshirë në trafikun e narkotikëve janë veprime që vështirësojnë një vendim pozitiv nga BE në mes të vitit për hapjen e negociatave. Ajo që ishte pak e çudishme në këtë mbledhje është fakti se ende anëtar i Komisionit figuron ish-Ministri i Brendshëm , Saimit Tahiri, në ëebsitin e Kuvendit. Nuk është mënyra më e mirë për tu prezantuar me PE.

Eduart Shalsi: Shqipëria është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, brenda pak muajsh do të merret një vendim nëse do të çelen negociatat apo jo. Qëndrimi i sotëm por jo vetëm i sotëm i përfaqësuesve të opozitës është sa paradoksal aq edhe qesharak. Ka një Shqipëri që sheh opozita dhe një Shqipëri që sheh mazhoranca dhe partnerët tanë ndërkombëtarët. Ka një numër të konsiderueshëm problemesh por ka përpjekje që nga BE po vlerësohen. Opozita nga mëngjesi deri në darkë përpiqet të nxijë. Sot nuk ishin vetëm kundër mazhorancës, qeverisë, por hera-herës edhe kundër Ambasadorëve siç ishte sjellja që bën me Ambasadoren e BE në Shqipëri a thua se ja kanë fajin të huajt të cilët njohin përpos vështirësive rrugën e reformave në të cilën Shqipëria ka hyrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dy-shqiperite-shalsi-dhe-pollo-qendrime-te-kunderta-progresin-drejt-be