330 mijë shqiptarë është numri i personave të larguar nga Shqipëria që nga viti 2011 deri në vitin 2017. Të dhënat e publikuara nga Monitor, tregojnë të dhënat e INSTAT ku numri i të larguarve nga Shipëria është më i madh se i atyre që kthehen në atdhe.
Emigracioni ka qënë gjithmonë një plage e hapur për shoqërinë shqiptare, sidomos në vitet ?90, kur një pjesë e mirë e shqiptarëve u larguan nga vendi për një jetë më të mirë. Por jo vetëm ato vite ka patur largime. Instituti i Statistikave bën me dije se gjatë gjashtë viteve të fundit, 2011-2017, është rritur ndjeshëm numri i personave të larguar. Rreth 330 mijë shtetas u janë drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian, gjatë kësaj periudhe.