Shqipëria behet vendi i pari ne Ballkanin Perëndimor që siglon një marrëveshje me Bashkimin Europian për kontrollin e kufijve. Pa dhënë më shumë detaje komisioneri Avramopulos dhe ministri Xhafaj e vlerësuan këtë marrëveshje si hapin e parë të afrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Avramopulos: Kjo marrëveshje do të mundësojë që në të ardhmen të vendosen në Shqipëri ekipe nga Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare.
Xhafaj: Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që do të na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar në lidhje me menaxhimin e kufijve.
Të tjera sfida sipas komisionerit Avramopulos janë, ulja e numrit të azilkërkuesve, lufta kundër radikalizmit, krimit të organizuar, apo trafikut të armëve e drogës.
Avramopulos: Duhet te ulni numrin e abuzuesve ne Shengen. Dua të nënvizoj se sot gjithashtu ne nënshkruam një memorandum të rëndësishëm mirëkuptimi që ka të bëjë me luftën kundër drogës. Parandalimi është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për drogën pasi në shumë raste kjo ka të bëjë edhe me njerëz të cenueshëm.
Xhafaj: Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis, për të treguar vendosmëri dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar përmes operacionit ?Forca e Ligjit?, rezultatet e para të të cilit janë inkurajuese.
Komisioneri për emigracionin tha po ashtu se Shqipëria mund të aplikoje me projekte të veçante në luftën kundër trafikut të drogës në fondet e BE-së.