Opozita, mbështetje për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e 12 e komitetit parlamentar te stabilizim asocimit Shqipëri-Bashkim Europian pritet te shënojë një moment bashkimi tek te gjitha partitë politike shqiptare për hapjen e negociatave. Ne dokumentin e draft rekomandimeve te propozuar nga Parlamenti Europian pika 2 gëzon mbështetjen si te mazhorancës ashtu edhe te opozitës .



?Përcaktimi i një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të sigurojë një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e të gjithë reformave të lidhura me anëtarësimin në BE?.



Kjo është nder te paktat pika te dokumentit për te cilat partia demokratike nuk ka paraqitur amendamentet. Gjithashtu PD mbështet edhe amendamentin qe flet për nevojën e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; ndërkohë qe kërkon qe pika qe flet për luftën kundër drogës te jete me e plote.



?Tregon se bosët e drogës janë duke avancuar drejt drogave të forta si kokaina dhe heroina. Prandaj, bën thirrje për të forcuar më tej masat që synojnë të çrrënjosin në mënyrë të pakthyeshme kultivimin e drogës, prodhimin dhe trafikimin, dhe veçanërisht për të identifikuar, ndjekur penalisht dhe dënuar përmes sanksioneve të duhura, rrjetet kriminale pas tregtisë së narkotikëve dhe për të siguruar në praktikë ngrirjen dhe konfiskimin e produkteve kriminale, instrumentet dhe përfitimet nga këto veprimtari kriminale?.



Opozita kërkon ndryshimin e pikës 5 qe vlerëson efektet pozitive te marrëveshjes se 18 majit.



?Vëren se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët çoi në mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha palëve; shpreh gjithsesi keqardhje, për vazhdimësinë e fenomenit të blerjes së votave, keqpërdorimit të aseteve dhe të infrastrukturës publike dhe angazhimin e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor të rrjeteve kriminale dhe të drogës, prodhuan një rezultat të manipuluar duke e kthyer marrëveshjen Nul ne të pavlefshme?.



Tek rekomandimi për zgjedhjet PD propozon ndryshimin e fjalisë se pare për te vendosur nevojën e marrjes se masave kundër bërjes se votave, duke qene se ky fenomen përmendet 13 here ne raportin e OSBE-ODIHR. Një prej propozimeve te rëndësishme te PD ka te beje me heqjen e imunitetit parlamentar, sa here qe ai kërkohet nga organet e drejtësisë, pas vendimit te mazhorancës për rastin Tahiri.



Gjithashtu PD propozon qe mes rekomandimeve te përfshihet çështja e azilkërkuesve nga Shqipëria, çështja e pronës, si dhe shqetësimi për koncesionet e lirinë e medias.



Dokumenti i propozuar nga Parlamenti Europian dhe amendamentet e partive politike do te diskutohen ne takimin e se martës, por duket se mundësitë janë te mëdha për ta miratuar me konsensus.



Qe prej vitit 2013 PD dhe PS kane arritur vetëm dy here te dalin nga komiteti i stabilizim asocimit me një dokument te mbështetur nga te dy palët.