Është përmbyllur të shtunën në mbrëmje me një garë të fortë, me muzikë të bukur dhe me 5 netë shoë dhe spektakël festivali më prestigjioz në Itali, ?Sanremo?.
Dueti mes shqiptarit Ermal Meta dhe Fabrizio Moro triumfoi pavarësisht kritikave për një plagjiaturë të mundshme. Ata rrezikuan eliminimin, por kënga e tyre jo vetëm që nuk u eliminua por theu rekorde shikueshmërie.
Arlinda Dudaj, Altin Goci, Leontika Nika dhe Altin Hazizaj ishin sot të ftuar në ?Rudina? në Tv Klan nga ku folën lidhur rrugën e këngëtarit në muzikë dhe pjesëmarrjen e tij në ?Sanremo?.
?Është një rrugëtim i gjatë i Metës i cili ka provuar që në 2006-ën këmbënguljen e një artisti i cili ka provuar me disa grupe? tha Nika.
Ndërkohë Dudaj shtoi se Meta është një nga artistët që s?ka patur fare mbështetje dhe pasi mori çmimin e parë falenderoi shtëpinë diskografike që i besoi.
?Ai ndoqi një ëndër dhe ia doli? tha Dudaj.