Report TV - Vendimi fshehtë i AKEP, favorizin kompaninë Albtelecom për miliona euro

2018-05-11 0

Një tërmet i ri paralajmërohet në tregun e telefonisë celulare , shoqëruar këtë herë me dyshime për korrupsion. Pas mbylljes së papritur të operatorit Plus (i cili shkoi drejt falimentimit për shkak të pamundësisë që të konkurronte me operatorët e tjerë kryesorë të tregut, si Vodafone dhe Telekom, të cilët në fakt më pas blenë frekuencat e tij), tani AKEP-i, enti rregullator i tregut, vendos të ndërhyjë me një vendim të fshehtë, që synon të privilegjojë operatorin e tretë, më të vogël, me pronësi turke. Pa u konsultuar me palët dhe në një mungesë totale të transparencës, kryetari i ri i AKEP-it, Ilir Zela, ka përgatitur një projekt-vendim që do ta çojë pas pak ditësh për votim në Këshill, i cili në fakt ndërhyn për të rritur tarifat e interkonjeksionit që Vodafone dhe Telekom duhet t?i paguajnë operatorit të tretë Albtelecom, duke i njohur këtij të fundit të drejtën të aplikojë tarifa diskriminuese, ndërkohë që Vodafone dhe Telekom duhet të vijojnë të aplikojnë tarifa ?jodiskriminuese ndaj njeri-tjetrit?.

Free Traffic Exchange